Kosovë

Apple vendos të zhvillojë vetë teknologjinë celulare 5G

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin

Apple ka planifikuar të bashkëpunojnë me Taiwan Semiconductor Manufacturing Co për të prodhuar modemët 5G për iPhone e ardhshëm.

Gjiganti i iPhone do të përdorë teknologjinë 4-nanometër të TSMC që ende nuk është implementuar në asnjë produkt komercial. Si duket modemi 5G i iPhone është dizajnuar dhe testuar me 5nm përpara se të kalojë në 4-nanometër në 2023.

Kalimi i Apple në dizajnet e veta të modemëve ishte hapi i radhës i pritshëm i kompanisë. Aktualisht gjiganti Amerikan i blen modemët nga Qualcomm që është lider në industri dhe ka prodhuar këto modem për tërë linjën iPhone 13.

Në 2019-ën Apple vendosi të blejë divizionin e modemëve 5G të Intel. Po atë vit Qualcomm dhe Apple arritën një marrëveshje duke i dhënë fund përplasjeve në gjykata për këtë çështje dhe Qualcomm mori më shumë se 4 miliardë dollarë si pasojë e saj.

TSMC është prodhuesi i çipeve Apple A dhe M1. Sipas raportit të Nikkei qindra inxhinierë të TSMC po punojnë së bashku me Apple në SHBA. iPhone 2022 pritet të kenë procesorët 4-nanometër ndërsa në 2023 3-nanometër. /PCWorld Albanian

Lexo lajme tjera

Aktuale