Kosovë

Autostrada Biennale prezanton filmin dokumentar “What If A Journey”

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin

Autostrada Biennale do të prezantojë dokumentarin “What If A Journey” në kuadër të edicionit të tretë të tyre.

“Viti 2021 nuk ka qenë i lehtë për shumë njerëz në botë. Megjithatë, për ne që punojmë në fushën e artit bashkëkohor, gjetja e mënyrave për të realizuar dhe ndarë punën tonë me publikun është kthyer në një formë rikuperimi dhe mbijetese. Jemi të lumtur të ndajmë me juve filmin dokumentar i cili na kthen pas në punën tonë të madhe që e kemi bërë gjatë verës, e që e ka bërë të mundur edicionin “Çka nëse një rrugëtim”…

Ne gjithashtu dëshirojmë t’ju njoftojmë me krenari se Autostrada Biennale do të vazhdojë të punojë me Övül Ö. Durmuşoğlu dhe Joanna Warsza si bashkë-kuratore të edicionit të 4-të i cili do të mbahet në vitin 2023. Ne do të vazhdojmë ta ndërtojmë rrugën që kemi nisur bashkërisht”, thuhet në postimin e faqes zyrtare të tyre në Facebook.

Kështu, e njëjta gjatë verës prezantoi edhe si ekspozitë “What If A Journey” në tri qytete, përkatësisht Prizren, Prishtinë dhe Pejë.

Lexo lajme tjera

No Content Available

Aktuale