Kosovë

Dybala flet për kontratën dhe për situatën aktuale

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin

Paulo Dybala ia siguroi fitoren Juventusit ndaj Genoas, duke e shënuar golin e dytë në ndeshje.

Sulmuesi argjentinas nuk e pati një vit të mirë, por shpreson që të këndellet.

Ai ka folur edhe për kontratën e tij dhe për vazhdimin eventual të saj, për të cilën po diskutohet qe një kohë.

“Klubi për momentin ka gjëra të tjera për të menduar, vazhdimi i kontratës mund të presë. Është më e rëndësishme ajo çfarë po ndodh”, deklaroi Dybala pas lojës, përcjell “Gazeta Express”.

“Unë mundohem të luaj gjithmonë mirë, të jap gjithmonë kontribu          t. Duke luajtur çdo tri ditë ndodh që të mos e marrësh veten. Unë ushtroj si është më së miri për të luajtur gjithmonë”, vazhdoi Dybala.

Sipas tij, tash e tutje Juve duhet të fitojë gjithmonë për t’ju afruar kreut të tabelës.

Viteve të fundit spekulohej për një largim të mundshëm të ish-futbollistit të Palermos nga Torino, por duket se tash Juve e ka ndërruar mendjen dhe dëshiron ta mbajë sulmuesin argjentinas. 

 

Lexo lajme tjera

No Content Available

Aktuale