Kosovë

Kurti: Kemi shtuar rreth 10 mijë vende të reja pune në ekonomi

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë së në Kosovë janë shtuar dhjetë mijë vende të punës.

Ai, në mbledhjen e katërt të Këshillit të Stabilizim-Asociimit që u mbajt dje, ka theksuar se vendi ka rritur po ashtu edhe numrin e eksportit në 66 përqind.

“Qeveria e re përbëhet nga persona të arsimuar mirë, me integritet të lartë dhe të orientuar drejt reformave, të cilët janë të etur për të shtyrë përpara suksesin. Si rezultat, kemi parë progres në të gjitha sferat. Pas një tkurrjeje prej 3.1% në vitin 2020, siç raportohet nga Banka Botërore, tani po përjetojmë një rritje të jashtëzakonshme ekonomike. Eksportet tona janë rritur për 66%, të hyrat tona janë rritur për 30% dhe kemi shtuar rreth 10 mijë vende të reja pune në ekonomi”.

“Gjithashtu jemi duke udhëhequr në Ballkanin Perëndimor me mesataren më të lartë të qytetarëve të vaksinuar, mbi 1.6 milionë doza të administruara, dhe me më së paku raste të reja me COVID-19. Siç e kemi thënë shumë herë, për ne BE-ja fillon nga brenda, sepse reformat që nevojiten për t’u anëtarësuar në BE janë gjithashtu reforma që kërkohen nga qytetarët tanë për ta përmirësuar jetën e tyre”.

“Fatkeqësisht, kjo nuk mund të thuhet për rajonin ku autokracia po rritet dhe bashkë me të edhe agresioni ndaj fqinjëve, një sjellje që duhet dënuar dhe shpresojmë që BE-ja të dërgojë mesazhin e saj të qartë duke mos lejuar avancimin në procesin e anëtarësimit për këdo që guxon të angazhohet në aktivitete të tilla armiqësore. Nuk bën të ketë fonde evropiane pa vlera evropiane,” ka thënë Kurti.

 

Lexo lajme tjera

No Content Available

Aktuale