Kosovë

Majlinda Kelmendi pensionohet sot me ceremoni shtetërore

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin

Majlinda Kelmendi do t’i japë fund edhe zyrtarisht sot karrierës së lavdishme si xhudiste aktive.

Për nder të xhudistes më të suksesshme kosovare, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do ta organizojë një ceremoni shtetërore.

Kjo ceremoni do të mbahet në institutin “Ali Hadri” në Prishtinë, duke filluar nga ora 18:00.

Majlinda konsiderohet si sportistja më e madhe që e ka pasur ndonjëherë Kosova, shkruan “Gazeta Express”.

Ajo e arriti kulmin e karrierës në vitin 2016 kur ia solli Kosovës medaljen e parë të artë olimpike nga “Rio 2016”.

Ndër të tjera, ajo është shpallur dy herë kampione botërore dhe katër herë kampione evropiane.

Në total, Majlinda i ka fituar 46 trofe në sportin e xhudos.

Në gara të rëndësishme, ajo i ka koleksionuar 29 medalje të arta, 6 të argjendta dhe 9 të bronzta.

Majlinda e kishte përfaqësuar Shqipërinë në Olimpiadën e Londrës më 2012, ndërsa këtë vit mori pjesë në Olimpiadën e Tokyos, ku nuk ia doli ta mbronte titullin e kampiones.

Tash e tutje, Kelmendin do ta shohim në zejen e trajneres pasi ajo do të jetë asistente e trajnerit Driton Kuka.

Lexo lajme tjera

No Content Available

Aktuale