Kosovë

Pamje nga vërshimet në Podujevë

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin

Për shkak të reshjeve të shiut, sot ka pasur vërshime në disa fshatra të Kosovës

Të reshurat e shiut kanë shkaktuar vërshime në fshatin Polluzhë të Komunës së Drenasit, e po ashtu edhe në fshatin Gllamnik të Podujevës.

Vërshimet u kanë shkaktuar dëme disa familjeve.

Nga faqja “Podujeva” kanë publikuar disa fotografi të vërshimeve në fshatin Gllamnik.

Të reshurat e shiut kanë shkaktuar vërshime në fshatin Polluzhë të Komunës së Drenasit.

Si pasojë e reshjeve të shiut, është shkaktuar rritje e nivelit të ujit në rrugën regjionale Drenas-Skenderaj.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi në Facebook nga Komuna e Drenasit.

“Reshjet e vazhdueshme të shiut gjatë orëve të vona të së dielës dhe të hënës, kanë shkaktuar ngritje të nivelit të ujit në disa zona, sidomos në rrugën regjionale Drenas-Skenderaj, përkatësisht të rreth rrotullimi në fshatin Polluzhë, por edhe në disa pjesë të tjera”, thuhet në njoftim.

Në njoftim është bërë e ditur se ekipet emergjente janë në terren.

 

Lexo lajme tjera

No Content Available

Aktuale