Kosovë

Qeveria ndan mbi 1 milion euro për komunat që u prekën nga fatkeqësia natyrore

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin

Kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme ka miratuar Koncept dokumentin për mbrojtjen e konsumatorit.

Koncept dokumenti trajton tri opsione: 1) Opsionin pa ndryshime; 2) Opsioni për përmirësimin e zbatimit dhe ekzekutimit dhe 3) Opsioni për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit. Opsioni i tretë është rekomanduar nga Grupi hartues i këtij Koncept dokumenti i cili rekomandon hartimin e ligjit të ri që synon përmirësimin e lëshimeve dhe problemeve të moszbatimit të ligjit të vjetër.

Miratimin e kabinetit qeveritar ka marrë vendimi për aprovim të kërkesës së Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për ndarjen e mjeteve financiare në vlerë prej 1,688,607.48 euro për kompensimin e dëmeve natyrore në bujqësi në komunat: Kaçanik, Klinë, Junik, Prishtinë, Leposaviq, Pejë, Zveqan, Ranillug, Viti, Shtime, Kllokot, Prizren, Ferizaj, Rahovec, Obiliq, Vushtrri, Lipjan, Suharekë, Mamush, Gjilan, Podujevë, Mitrovicë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Gjakovë, Skenderaj, Drenas, Graqanicë dhe Zubin Potok. Ky është vendimi i dytë i Qeverisë për dëmet e fatkeqësive natyrore. Deri tani Qeveria ka ndarë 3 milionë euro për dëmet në bujqësi të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore.

Në mbledhjen e sotme Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar tri vendime më të cilat ka aprovuar nismat e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për lidhje të marrëveshjeve ndërkombëtare:

Nisma për negocimin e Marrëveshjes për pjesëmarrjen e Kosovës në Programin “Fiscalis” për periudhën 2021-2027, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Ky Program rregullon bashkëpunimin ndërmjet administratave tatimore të vendeve anëtarë, kandidate dhe aspiruese për anëtarësim në Bashkimin Evropian
Nisma për lidhjen e Marrëveshjes për pjesëmarrjen e Kosovës në Programin Doganor për periudhën 2021-2027 ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Ky Program rregullon bashkëpunimin e shërbimeve doganore të vendeve anëtare, kandidate dhe aspiruese për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Nisma për negocimin e Amendamentit Nr. C41836/1634/64356a1 për vazhdimin e marrëveshjes së Garantit C41836/1634/64356 të marrëveshjes origjinale të Garantit C34858rev2/1634/8123 për “Kosovë: Projekti i rrugëve rajonale – Mbështetje për njësinë zbatuese të projektit – vazhdim” me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Amendamenti do të siguroj një grant prej 150 mijë eurove për mbulimin e kostos së funksionalizimit të njësisë së implementimit të projekteve

 

Lexo lajme tjera

Aktuale