Kosovë

Rok grupi arbëresh vjen me një përpunim fenomenal të “Xhamadani vija vija”

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin

Rok bendi arbëresh Peppa Marriti kanë përpunuar para një jave këngën “Xhamadani vija vija” dhe atë me një spot tepër interesant

Peppa Marriti Band janë të njohur si një rok grup arbëresh ku bëjnë rok muzikë duke gërshetuar traditën dhe kulturën “arbëreshe” me rok.

Anëtarët e këtij grupi janë: Angelo Conte (Solist dhe kitarë akustike), Pino Murano (Violinë), Antonio Castrovillari (kitarë elektrike, Demetrio Corino (bas dhe vokal) dhe Francesco Greco (tupana).

Ata tashmë ka vite që bëjnë muzikë të këtillë derisa kanë marrë pjesë në shumë festivale në Itali por edhe përgjatë tërë bregut të Mesdheut, në mesin e të cilëve: Arezzo Wave, Adriatico-Mediterraneo, Sonica, Ampollino Sound, Music Festival, Suns Contest 2009, DemoFest Lamezia Terme, BunkerFest Pezë / Tiranë (Shqipëri), Java Kulturore Arbëreshe Shkup (Maqedoni), etj.

Ata tashmë kanë një album të realizuar si “Rockarbëresh” dhe “Këndò!” këngët e të cilëve transmetohen në radio të shumta kombëtare dhe ndërkombëtare si: Rai Radio 1 “Demo”, Radio Rai “Notturno Italiano”, Radio Tirana në Shqipëri, Radio West dhe Radio Urban FM në Kosovë.

Peppa Marriti band ka bërë edhe intervista të shumta në Itali si në:  “Italia thërret Italinë” në Rai International, “La Storia Siamo Noi” në Rai Tre / Rai Educational dhe “Levante” në Rai Tre. Ndër protagonistët e filmit/dokumentarit “rock arbëresh” të Salvo Cuccia. Fituesit e çmimeve ETNO (DemoFest) dhe DEMO D’AUTORE (Sele d’Oro) 2010.

Në nëntor 2013 u botua libri “Rockarbëresh” (botimet e Pendragonit), shpërndarë nga Feltrinelli.

Në shkurt 2017 u publikua albumi i tretë i grupit me titull “Ajëret”, i paraprirë nga një video muzikore e xhiruar nga Arash Radpour.

Në një bazë muzikore tipike rock, koncertet e grupit hapen me tingujt ballkanikë (të theksuar nga përdorimi i violinës), duke iu referuar këngëve tradicionale (Vjershë) dhe vazhdojnë në botën e muzikës popullore dhe bashkëkohore.

Qëllimi i grupit është të mbrojë, nëpërmjet muzikës rock, gjuhën dhe kulturën e pakicave italo-shqiptare, të pranishme në Italinë e Jugut prej më shumë se 5 shekujsh. /GazetaExpress/

 

Lexo lajme tjera

No Content Available

Aktuale