Kosovë

Zbulimi i kancerit me test të thjeshtë gjaku është shumë afër

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin

Detektimi i kancerit me një analizë të thjeshtë gjaku mund të jetë shumë shpejt i mundshëm.

Shkencëtarët në Shtetet e Bashkuara janë duke punuar në këtë drjetim.

Ata po mundohen të krijojnë teste të tilla që arrijnë të detektojnë deri në 50 lloje kanceresh, me vetëm një analizë të thjeshtë gjaku.

Sipas abcneës, Galleri është një formë testimi që po analizohet vazhdimisht dhe që ka arritur të indikojë më shumë se 50 lloje kanceri në ADN-në e një njeriu.

Pashtoon Kasi, drejtor kërkimor për kancer në qendrën mjekësore Weill Cornell, ka thënë se një teknologji e tillë është përdorur shumë më herët, por për qëllime të tjera.

“E njëjta teknologji ka ekzistuar për më shumë se 20 vjet. Ka filluar me diagnostifikimin prenatal”, ka thënë ai.

E njëjta teknologji, tani po përdoret për të zbuluar shenjat e hershme të kancerit.

Në anën tjetër, Doktori Michael Seiden, ish-president i Rrjetit të Onkologjisë në SHBA, i sheh testet e biopsisë së gjakut si pjesë e valës së ardhshme të së ashtuquajturës “mjekësi precize”.

Ky lloj i mjekësisë mundohet të mësojë sa më shumë qe të jetë e mundur mbi shëndetin e një individi, përmes një lloj testi të sofistikuar diagnostifikues.

Testi Galleri, megjithëse premtues, nuk është miratuar ende nga Administrata e Barnave dhe Ushqimit në ShBA. Ende duhet t’i nënshtrohet më shumë testimeve për të treguar se mund të prodhojë rezultate të besueshme çdo herë.

Galleri, megjithatë, ka filluar të përshkruhet nga mjekët në ShBA. Testi i thjeshtë Galleri nuk është bërë akoma pjesë e sigurimit, kështu që kushton 949 dollarë.

 

Lexo lajme tjera

No Content Available

Aktuale